Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi ka reaguar pas konferencës “Sfidat e prokurorisë së Përgjithshme”, ku ishte e pranishme edhe ministrja e Drejtësië, Etilda Gjonaj e akuzuar nga Presidenti Meta për 4 vepra penale.

Blushi shkruan në Facebook se teksa të gjithë prisnim që Prokuroria të vepronte ndaj Etilda Gjonajt, ajo shfaqet krenare si pjesë e frontit të Ramaformës. Sipas tij pandëshkueshmëria, padrejtësia dhe pafytyrësia kanë arritur majat.

POSTIMI I PLOTË

Tallja me Reformën në Drejtësi dhe bërja e ligjeve puçiste anti-kushtetuese pati meritë të madhe për të mbledhur kaq shumë shqiptarë kundër grushtit të shtetit, ku Ministrja e Drejtësisë, siç është provuar nga shkresat zyrtare, akuzohet për 4 vepra penale. Ndërsa të gjithë prisnin që Prokuroria të vepronte ndaj saj, sot e shohin si pjesë të frontit të Ramaformës në konferencën e Prokurorisë duke qenë edhe krenare! Pandëshkueshmëria, Padrejtësia dhe Pafytyrësia kanë arritur majat! Herën tjetër do mblidhen shumë herë më shumë se dje, shqiptarë të ndershëm dhe me dinjitet, që s’mund të pranojnë këtë Kryemaskaradë! TURP! SHAME ON YOU!

#PërKushtetutën #PërRepublikën #PërShqipërinë #PërKombin