Tiranë, 14 nëntor 2013-  Deputeti i PS-se, Ben Blushi, duke e quajtur te drejte dhe legjitime protesten e qytetareve shqiptare kunder armeve kimike, i ka kerkuar qeverise te terhiqet nga negocimi, duke theksuar se shumica nuk ka ardhur ne pushtet per te demontuar arme, por per te ndryshuar  ekonomine e vendit dhe per te ruajtur paqen sociale.
Deklarata eshte bere ne mbyllje te seances se sotme plenare, i pyetur nga mediat per kete ceshtje. “Protesta e qytetarëve shqiptare është e drejtë dhe shumë legjitime edhe për cështje me të vogla se kaq, jo kaq kardinale. Në kushte të tjera edhe unë do isha në protestë, sot është vendi për të thënë që qeveria duhet te terhiqet, ka ndjeshmëri shume te larte. Ka panik që krijon perceptim të keq për vendin, dhe ka një prestigj. Pyetje eshte pse Shqipëria? Pse duhet Shqipëria? Eshte koha për të dëgjuar më shumë popullin, ky do ishte vendimi i duhur. “- tha Blushi.Nuk është koha për të dëmtuar imazhin e vendit dhe perceptimin per te. “Ne nuk kemi ardhur në pushtet për të demontuar armë kimike, por për të ndërtuar ekonominë e vendit”- tha ai.