Deputeti Ben Blushi ka shpjeguar në emisionin “Opinion” se përse nuk ka asnjë llogari në rrjetet sociale.
“Nuk di të hap një llogari në Facebook, nuk e njoh. E konsideroj një komunikim fals, nuk jam njeri i llastuar. Këta partizanët e partisë time e përdorin Instagram-in për të parë sa të bukur janë. Këta janë fals, nuk e pranoj këtë mënyrë komunikimi. Unë shes mendimet e mia, jo fotografitë, nuk kërkoj vota në rrjetet sociale. Nuk e përjashtoj, por nuk do të më shihni kurrë të jem një llogari në Instagram me fotot e mia”, tha Blushi.