BMW feston shitjen me numër 1 milion të modelit të famshëm GS, ëndërr që lindi në vitin 1980 e që vijon ende sot. Prej 43 vjetësh kur lindi motori Boxer, kompania automobilistike ka njohur shumë suksese, të destinuara të shkojnë edhe më lart së bashku me shitjet, më 28 shtator kur do të bëhet zyrtarisht edhe prezantimi i modelit të radhës BMW R 1300 GS, i shoqëruar me një event inaugurimi që mund të ndiqet edhe online nga të apasionuarit në mbarë botën.

Motori i shitur me numrin 1 milion ishte modeli R1250, i kuq, i prodhuar në stabilimentin Berlin-Spandau ku kompania gjermane prodhon motorë që prej vitit 1969. Modeli i fundit, R 1250 doli në shitje në vitin 2019 dhe shënoi një hap evolutiv, duke qenë kështu edhe më i fuqishmi i të gjithë gamës GS që lindi në vitin 1980.

Por tashmë modeli i ri që pritet të dalë në shtator, sipas kompanisë do të jetë i jashtëzakonshëm dhe do të tejkalojë të gjithë gamën në fuqi me 143.5 CV, por edhe në teknologji e detaje teknike.