Një tjetër automjet ëhtë aksidentuar mbrëmjen e vonë të së dielës pranë bashkisë së Durrësit.

Drejtuesi i një “BMW”je ka humbur kontrollin dhe i ka rrëshkitur makina teksa ishte në kthesë pranë hyrjes së bulevardit “Epidamn”. Fatmirësisht nga ngjarja nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Pak ditë më parë një tjetër aksident u regjistrua në këtë kthesë, ku vlen të theksohet se nga shpejtësia e lartë shpesh drejtuesit e automjeteve humbasin kontrollin dhe bëhen burim aksidenti.