Tre të rinj kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin Jal – Dhërmi.
Makina e tyre, një “BMW” me targa të huaja TNZ 2840, u përmbys në kthesë.
Sipas informacioneve paraprake të policisë, shkak është bërë shpejtësia e madhe dhe humbja e kontrollit të mjetit.
Tre të rinjtë u dërguan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.





