Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur në Elbasan.
Policia e Elbasanit sqaron se në pranga u vu shtetasi Muhamet Dylgjeri, 29 vjeç, i cili është përplasur me një motor edhe më pas me një tjetër makinë.
Duke drejtuar mjetin tip “BMW” me targa AA 393 JN, në aksin rrugor Elbasan – Metalurgji, është përplasur me mjetin motorçikletë tip “Honda” pa targa drejtuar nga shtetasi H.S, 62 vjeç banues në Elbasan. Më pas është përplasur me mjetin tip “Ford” veturë me targa AA 792 KG drejtuar nga shtetasi A,B, 29 vjeç banues në Elbasan
Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar drejtuesi i motorçikletës dhe pasagjerja e mjetit “Ford” shtetasja E.B., 24 vjeçe banuese në Elbasan. Të dy shtetasit janë dërguar për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.





