Kompania gjermane BMW, ka kërkuar të kthehen prapa më se 45 mijë vetura nga 7 Series të shitura në Shtetet e Bashkuara, sepse po iu hapen dyert gjatë lëvizjes.

Janë kryesisht makinat e prodhuara mes viteve 2005 dhe 2008, që po hapen vetë kur kalojnë nëpër rrugë me gropa, pa u prekur nga askush, transmeton Telegrafi.

Deri më tani, ka pasur ankesa të shpeshta për këtë rast, megjithëse ky veprim nuk ka shkaktuar ndonjë aksident.

Mirëpo, duke pasur parasysh se udhëtarët mund të bien nga makina në lëvizje, apo të goditet ndonjë kalimtar me hapjen e derës, po kërkohet të kthehen prapa.

Të gjitha ata që kanë në pronësi ndonjë makinë nga 7 Series, janë këshilluar të vizitojnë pikën më të afërt të BMW dhe të paraqesin rastin.