Mbrëmjen e së martës, DurrësLajm raportoi për një aksident të ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, në të cilin kishin mbetur të përfshirë disa automjete.

Policia e Durrësit sqaron në njoftimin e saj zyrtar, se shkaktar i aksidentit të trefishtë ka qenë një shofer i dehur. Drejtuesi i automjetit tip “BMW” ka marrë përpara një automjet tip “Volkswagen”, ndërsa ky i fundit ka goditur një “Audi” që drejtohej nga një 45-vjeçar durrsak.

Për pasojë ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Volkswagen”, që ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.H, vjeç 50, banues në Tiranë, pasi në autostradën Durrës–Tiranë, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “BMW”, ka goditur nga prapa mjetin tip “Volksvagen”, me drejtues shtetasin A.LL, vjeç 23, banues në Tiranë, ky i fundit ka goditur mjetin tip “Audi”, me drejtues mjeti shtetasin A.R, vjeç 45, banues në Durrës, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit ”Volksvagen” A.LL i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.