Shtatlarti Zherom Boateng bëri paraqitjen më të mirë këtë Europian, por e dënoi fati që shkaktoi penallti. Qendërmbrojtësi gjerman tregon emocionet e tij dhe analizon ndeshjen.

“Ishim skuadra më e mirë në fushë, por ishte vërtet një duel ‘gladiatorësh’. Fitonte ai që kishte më shumë fuqi dhe zgjuarsi. Penalltia që shkaktova më nervozoi, pasi ishte e pavullnetshme. Gabimi im që nuk i tërheq me shpejtësi krahët. Më vjen keq që vuajtëm për shkakun tim”, sqaroi Boateng duke dhënë detaje mbi penalltinë e tij.

“Do ishte e pafalshme nëse do ta gaboja. E mblodha veten dhe pata besim shumë te Nojer dhe shpërqendrimi i italianëve”, përfundoi Boateng.