Pas debatit në lidhje direkte me Ibrahimoviçin, Zvonimir Boban nuk ka kursyer as Milanin që u mposht nga Liverpulit. Ish-drejtuesi dhe ish-lojtari i “Djallit” nuk kurseu askënd, duke fajësuar ekipin e Fonsekës për mangësi të theksuar karakterit. “Nuk e di sa iluzioni ndërtoi Milani pas golit të avantazhit, aq më tepër duke e ditur se sa superior janë lojtarët e Liverpulit. Mendoj që Milani ka probleme të mëdha në ndërtimin e lojës. Për më tepër ka dy qendërmbrojtës të ngathët. Ekipi nuk ka guxim dhe as mundësi për të luajtur në sulm.

Në mesfushë nuk ka askënd që merr përgjegjësinë për të bërë diçka më konkrete, qoftë edhe për t’i çuar topin shokëve të luajnë në krah”, deklaroi kroati. Shumë faje, e po aq fajtorë, duke filluar nga Leao e duke vijuar me mungesën e theksuar të lidershipit në radhët e organikës kuqezi. “Për një orë kuqezinjtë luajtën vetëm në të djathtë, pa çuar qoftë edhe një top në të majtë për Leaon. Shumë probleme por mbi të gjitha nuk pati një reagim karakteri. Abrahami u shfaq pak në këtë këndvështrim, por mungon një lider dhe ka shumë për të ndërtuar”, përfundoi Zvonimir Boban.