DURRËS, 21 nëntor 2014–  Edhe pse kanë kaluar më shumë se 2 dekada që nga dita që u shpall “Miss Albania”, ish –“Mrs Globe” Valbona Selimllari s’e humb sharmin e saj; mbetet ikonë frymëzuese për secilën femër që lufton të bashkëjetojë sa më shumë me rininë dhe freskinë.

Publiku nuk ngopet së admiruari figurën e saj në jurinë e spektaklit të Endemol “Dance with me”, ku moderon e mirënjohura Alketa Vejsiu. Në rolin e një gjyqtareje zemërbutë dhe mendjehapur, ajo ka ditur më mirë se kushdo të fitojë zemrën e të gjithë audiencës shqiptare. Rikthimi i saj në ekran mirëpritet gjithnjë, aq sa shpeshherë bukuria e femrës shqiptare personifikohet me emrin e saj. Madje dy djemtë e saj, Deni dhe Kejni edhe në emër të motërzës së tyre Vivian, i shkruan këtë mesazh dashurie, natën e parë të spektaklit televiziv Bonës, që megjithëse e bukur dhe e famshme, mbi të gjitha mbetet nëna e tre fëmijëve:

"Ishe shumë e bukur mami. Edhe motra lëvizte këmbë e duar kur të pa. Të duam shumë”!

/g.b. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/