KORCË– Gjykata e apelit të Korcës ka nisur sot rishqyrtimin e çështjes ndaj kreut të OMONIA-s Naum Disho, i akuzuari kryesor për, “dhunimin e varrezave në Boboshticë”. Të pandehur në këtë çështje janë edhe dy punëtorë Luan Zaçe dhe Alqi Koroveshi.
Gjyqtari Anest Kasuli deklaron se Gjykata e lartë ktheu çështjen për rigjykim pasi nuk kishte një hetim të plotë nga Gjykata e Faktit dhe e Apelit
Disho i cili ishte dënuar me një vit burg për “dhunim të varrezave në Boboshtice” nga Gjykata e Apelit, është hequr nga lista e personave në kërkim, pas kërkesës së Prokurorisë për mos ekzekutim të vendimit të Apelit të Korcës, deri në rigjykim të çështjes. Në fakt ishte Gjykata e Lartë e cila pak dite më parë, prishi vendimin e Apelit të Korçës dhe ktheu çështjen për rigjykim në po këtë Gjykatë, por me një tjetër trupë gjykuese.
Skandali i Boboshticës u shënua 2 vjet më parë, kur u ngrit pa leje memoriali për ushtarët e rënë grekë mbi varret shekullore të banorëve të Boboshticës.





