TIRANE, 04 mars 2013- Ministri i Financave Ridvan Bode e mbështeti konkratën e lotarisë kombëtare e cila po jepet për një kompani private. “Fjalim bombastik. Procesi i shitjes së lotarisë kombëtare nuk është ashtu siç thoni ju. Administrimi i tyre nga shteti i takon viteve 50-60 kur janë krijuar. Vitet e fundit ka një zhvendosje gjithnjë e më shumë. Lotaritë kombëtare u janë besuar privatëve dhe rastet si Britania e Madhe jua kanë deleguar ushtrimin si koncesion privatëve. Licenca është monopol edhe në Shqipëri por diferenca mes asaj çka ndodh në Austri dhe asaj çka ndodh në Shqipëri është se në Shqipëri licenca ka 100% pronësi private ndërsa atje ka pronësi private e publike”, u shpreh ministri Bode.
Sa i takon çmimit, tha ai, dhe taksave këtu ka një manipulim. “Ku ndodh manipulimi? Ju përmendni shifra duke thënë 30%. Fitimi mbi xhiron nuk shkon më shumë se 20% dhe deklarimi mbi 30% është krejt ndryshe. Ky moment i bën të pakrahasueshëm. Përdorni së dyti referenca për shitjen e licencës në momentin fillestar. Disa vendosin çmim të lartë dhe taksa të ulëta më pas ose e kundërta”, u shpreh Bode.