DURRËS, 18 TETOR 2014– Teksa ka kaluar plot një vit pas makinës me targa false, Bode blen makinë të re dhe pajiset me shofer personal. Ish-ministri i Financave gjatë qeverisjes së PD, Ridvan Bode, është fotografuar në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë me një makinë të re. Ndersa rikthehemi pas në kohë, më konkretisht para një viti, ai u komentua në media lidhur me makinën e tij tip “Benz Mercedes S-Class”, me vlerë 990 mijë dollarë. Automjeti mbante targa false, që nuk figuronin në serverin e targave, kjo sipas gazetës “Panorama”. Pavarësisht kësaj zhurme, çdo gjë u hodh poshtë në mënyrë kategorike. Ndonëse ishte parë shpesh t’i jepte makinës, Bode e mohoi këtë fakt duke thënë se makina nuk ishte e tij. Pas një viti, Bode është parë me një makinë të re dhe me shofer personal. Ai është fotografuar me një makinë tip “Peugeot” e tipit të fundit. Pamjet flasin vetë.
Bode blen makinë të re, lëviz me shofer personal
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Barazim mes Flamurtarit dhe Teutës në një ndeshje ku ndodh gjithçka, sherr me grushte, braktisje, përmbysje dhe gol në minutën e 97-të!
Dobi: Kisha kohë pa parë gjëra të tilla, pas incidentit u shpërfytyruam!
Biskotat e Krishtlindjes me limon, receta e vjetër me pak përbërës
Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj





