TIRANE, 24 mars 2013– Ministri i Financave, Ridvan Bode i është përgjigjur kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama për deklarimet e bëra sot në Gramsh. Bode i ka cilësuar deklaratat e Ramës gënjeshtrën e radhës.
“Edhe një herë Edi Rama, në kërkim të argumentave elektorale, sot këputi gënjeshtrën e radhës, duke thënë se të papunët përveç se vuajnë janë edhe të pasiguruar për përfitimin e shërbimeve shëndetësore falas. Për dijeni të Ramës dhe atyre që përçartin të pavërteta natë e ditë në kërkim të “argumentave” elektorale, ligji u siguron të papunëve të regjistruar, pagesën e papunësisë si dhe pagimin e kontributin e sigurimeve shoqërore (kontributi për pension) për një vit, si dhe kontributin e sigurimeve shëndetësore (përfitimin e shërbimeve shëndetësore falas) për gjithë kohën e papunësisë”,- shkruan Bode në rrjetin social Facebook.
/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/





