TIRANE, 27 mars 2013 – Ministri i Financave Ridvan Bode i është kundërpërgjigjur përmes Facebook-ut kreut të opozitës lidhur me deklaratat e bëra për taksën progresive. Sipas Bodes, Rama përditë gënjen kur del në publik. 

“Gënjeshtra, ky ves i keq për disa, që në të shumtën përdoret për t’ia hedhur kur dikush ndodhet keq, për Ramën është kthyer në tiparin e tij publik. Gënjeshtra sipas të thënave të popullit ka një të mire se sajohet lehtë dhe ndonjëherë ndihmon përkohësisht gënjeshtarin, por ka një të keqe se ka këmbët e shkurtra, dhe shpesh e le te zotin në balte. Ky Rama duke dashur t’ia hedhe paq, i bën gënjeshtrat aq të mëdha sa e lënë në balte. E vërteta nuk ka nevoje për avokat, ajo flet vetë. Shihni çfarë tha Rama sot për "'shpikjen"' e tij më të fundit por që është e vjetër qe nga koha e Marksit, taksën progresive. Për të mos u marrë me këto sofizma qesharake ju lutem krahasoni në tabelën e mëposhtme modelin e barazisë socialiste me atë të taksës së sheshtë të qeverise aktuale”, shkruan Bode.

/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/