TIRANE – Partia Demokratike akuzoi sërish drejtuesit e PS-së si pengesa për marrjen në dhjetor të statusit të vendit kandidat. Deputeti Gerti Bogdani, në një deklaratë për mediat, tha se “komisioneri për Zgjerim, Stefan Fule, deklaroi qartë se kusht për marrjen e statusit mbetet votimi i tre ligjeve”.

Bogdani garantoi shqiptarët se ashtu siç rrëzuan murin e Berlinit, ashtu do të mund të rrëzojnë edhe murin e bllokimit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, më 23 qershor 2013.