Erjon Bogdani i ka mohuar zërat se Taulant Xhaka ka pasur probleme me Gianni De Biazin.

Ndihmës-trajneri te kombëtarja e Shqipërisë, Erjon Bogdani, ka njoftuar se Taulant Xhaka  nuk është përjashtuar nga ekipi, por mungoi kundër Rumanisë për shkak të problemeve me stomakun. Madje, ish-sulmuesi i Kombëtares e ka lavdëruar futbollistin e Baselit për profesionalizmin e treguar.

“S’e di të jetë pezulluar dhe të jem i sinqertë, nuk kam parë as rastin e nervozizmit të tij ndaj Zvicrës. Di të them se Xhaka është treguar superprofesionist edhe në prag të ndeshjes me Rumaninë”.

“Për dy ditë ai nuk ka qenë mirë, pasi ka pasur probleme në stomak. Ndonjë lojtar tjetër në të tilla raste mund të shkonte në tribunë, por Taulanti zgjodhi të shikonte ndeshjen me shokët nga stoli”, deklaroi Bogdani.