SIENA – Sulmuesi shqiptar, Erjon Bogdani, është objektivi kryesor i skuadrës së Pescaras për ta transferuar gjatë afatit kalimtar të janarit, raporton "calcionews24.com".

Trajneri i Pescaras Cristiano Bergodi, personalisht është duke punuar që në janar ta ketë sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë në ekip.

"Bergodi është duke punuar në këtë drejtim dhe sipas burimeve të afërta me të më i preferuari për të është sulmuesi i Sienas, Erjon Bogdani, i lindur në vitin 1977", shkruan "calcionews24.com".

Bogdani 35-vjeçar këtë edicion në Serie A, pati shumë pak hapësirë te Siena.

Ai në katër ndeshje të zhvilluara, ka shënuar vetëm një gol. Me Sienan ka kontratë deri në qershor të vitit 2013.