TIRANË, 27 prill 2013 – Një ditë pasi Partia Socialiste prezantoi prioritetet e qeverisë së të majtës pas 23 qershorit për të luftuar krimin dhe për ta kthyer policinë e shtetit në shërbim të qytetarëve ka reaguar Partia Demokratike. Në një deklaratë për mediat, deputeti i kësaj force politike, Gerti Bogdani ka theksuar se “Edi Rama nuk mund të flasë për krimin mbasi në prokurori të vendeve mike, por edhe atë shqiptare ekzistojnë kilometra biseda të tij që faktojnë lidhjen e tij me Aldo Baren, Hakmarrjen për Drejtësi, banda dhe kriminelë të rrezikshëm”.

Duke vijuar më pas me deklaratën e tij, deputeti demokrat tha se “shqiptarët tashmë e kanë të qartë se rendin nuk mund ta vendosë një njeri i lidhur kokë e këmbë me krimin, vrasësit dhe trafikantët. Rendin nuk mund ta vendosë një dhunues i çekulibruar, që është i qetë vetëm kur ulet në tavolinë me kriminelë, ose kur ndermjetësit e çdo aleance të re që bën janë kontrabandistë”. 

Një ditë më parë, kryesocialisti Rama theksoi se në 300 ditët e para të qeverisë socialiste do të zhvillohet një luftë e paparë me krimin.

/m.b. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/