DURRËS, 17 TETOR 2014–  Ultranacionalisti serb Ivan Bogdanov, ose siç njihet në Serbi "Ivani i Tmerrshëm", nuk është aq trim sa duket në ekranet e televiozioneve kur futet në fushat e lojës. Më 2010, pas ndalimit të iu bë për trazirat në ndeshjen Itali-Serbi, ai kishte kërkuar transferimin në një burg femrash për shkak të frikës që kishte nga përballja me shqiptarët, këtë fakt e ka bërë të ditur e përditshmja italiane "Il Messaggero", e cila publikoi një artikull pas ngjarjeve në Itali-Serbi. Ultrasi i Crvena Zvezdas, i cili dogji flamurin shqiptar në Genova, u fut në fushë edhe në ndeshjen e së martës Serbi-Shqipëri, duke tentuar përplasjen fizike me futbollistët kuqezi.