Hedhja e bojës nga deputeti i PD, Edi Paloka në drejtim të kryeministrit Edi Rama ka marrë edhe vëmendjen e mediave me prestigjioze.

Pikërisht momenti i hedhjes së bojës drejt fytyrës së Ramës është renditur si një ndër fotot e javës në agjencinë e lajmeve "Reuters".

"Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama reagon pas bojës së hedhur prej tij nga anëtarët e opozitës gjatë sesionit parlamentar në Tiranë, Shqipëri, 14 shkurt", shkruan në përshkrimin e fotos "Reuters".