Bojken Lako është komentuar shumë në media këto kohë rreth marrëdhënies me Semi Jaupaj. Kjo e fundit gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP Albania” ka treguar shumë të pathëna rreth lidhjes dhe ndarjes së tyre. Ditën e sotme, Bojkeni ishte i ftuar në emisionin “Pardon My French” me Jonida Aliçkolli dhe Kejvin Kalo. E gjatë intervistës, përpos karrierës dhe planeve për të ardhmen në muzikë, këngëtari nuk mund t’i shpëtonte pyetjeve për Semin dhe çfarë mendon ai për pjesëmarrjen e ish-partneres së tij në një show si “Big Brother”.

“Për këtë temë nuk dua të flas shumë, nuk e ndjek “Big Brother” dhe nuk do e ndjek, aq më tepër në këtë rast. Është e vërtetë që ne e kemi diskutuar së bashku pjesëmarrjen e saj në “Big Brother VIP” dhe nuk e kam mbështetur sepse e mendoj shumë të arsyeshme që pjesëmarrja në një show të tillë mund ta ndihmojë te pjesa e karrierës dhe muzikës. Kemi komunikim me njëri-tjetrin dhe vazhdojmë të jemi miq. Çdo gjë që ka thënë Semi aty është vërtetë siç e ka treguar ajo. Hyrja e saj në këtë program është një sfidë të cilën ajo mendoi ta kalonte dhe unë e mbështeta. Nuk kam dëshirë të flas, portalet kur shkruajnë, shkruajnë atë që shohin aty. Unë nuk reagoj, por ata vazhdojnë me efektin e jehonës. Për mua është një show me qëllime të diskutueshme. Ajo e kupton mbështetjen time dhe njerëzit kush sheh mirë e kuptojnë.”

Semi dhe Bojken kanë qenë të lidhur për 8 vite dhe marrëdhënia mes tyre u zbulua në vitin 2011, kur Semi ishte 19 vjeç. Lajmin e ndarjes e bëri me dije vetë këngëtarja para pak muajsh duke treguar se edhe pse të ndarë ai gjithmonë do të jetë një mik i zemrës për të.