Prej disa ditësh në mediat rozë po qarkullojnë thashetheme se Semi Jaupaj dhe këngëtari nga Kosova, Ron Zaiti janë në një lidhje dashurie. Këto aludime kanë ardhur fiks pas publikimit të videoklipit të këngës së tyre më te re “All your Lovin” ku shfaqen tejet të afërt me njëri-tjetrin
E mesa duket Semi nuk është e vetmja që e ka harruar ish-partnerin e saj pasi dhe Bojkeni e ka lënë pas të shkuarën.
Ditën e sotme ish-partneri i Semit, ka postuar një foto në rrjetin social “Instagram” ku shfaqet duke mbajtur dorën e një vajze.
Edhe pse Bojkeni nuk ka qenë ndonjëherë i hapur për ta bërë publike jetën e tij private, kësaj here ai ka vendosur të na thotë se është duke jetuar një lidhje dashurie.