TIRANË, 10 tetor 2013 – Kuvendi nisi sot punimet e seancës plenare të radhës, por mazhoranca miratoi e vetme një sërë projektligjesh që janë shqyrtuar dhe janë miratuar më parë në komisonet parlamentare. Seanca u zhvillua pa praninë e deputetëve të opozitës së djathtë, të cilët kundërshtojnë aktin normativ të qeverisë për shtyrjen me 6 muaj të zbatimit të ligjit "Për nëpunësin civil".  Akti normativ nuk do të kalonte sot në Kuvend ashtu sikundër ishte parashikuar. Kryeministri Rama argumentoi se po i jep kohe opozites të refektoje dhe të jape konsensusin e duhur. Sipas Ramës, mazhoranca mund të perdore forcen e kartonave, por me shume se kjo deshiron mirekuptimin per konsensus nga opozita.

RAMA 

“Forca numerike nuk na mungon, na e njeh dhe Kushtetuta, por kërkojmë mirëkuptimin e opozitës lidhur me aktin normativ për ligjin e ‘Nëpunësit Civil’.Mbetemi në dispozicion dhe në ditët në vijim për një afat të arsyeshëm dhe ditët më vonë për të gjetur rrugët e arsyes dhe konsensusit. Ne kemi gjithë forcat numerike që të garatojmë atë konsensus që Kushtetuta parashikon përtej forcës së thjeshtë. Por përpara se të kërkojmë forcën kushtetuese kërkojmë mirëkuptimin e opozitës, nëpunësve të administratës dhe atyre që parashikon ligji i vjetër dhe ata që parashikon ligji i ri në mënyrë që votimi të jetë shprehje e këtij mirëkutimi.Do i dëgjojmë të gjitha palët, por do të udhëheqim se jemi votuar për të udhëhequr”. “Duke e garantuar opozitën që kjo shumicë është këtu për të mos përsëritur asnjë faj, gabim, e vijë sjelljeje në vazhdën e sjelljes së vjetër dhe duke shprehur vullnetin e plotë për të vazhduar të dialogojmë me të gjitha pjesët e opozitës, pa asnjë përjashtim, mbetemi në dispozicion edhe në ditët në vijim e në një afat të arsyeshëm për disa ditë më vonë, për të gjetur rrugën e arsyes dhe të konsensusit”,- u shpreh sot kryeministri Edi Rama.