Sindikata e Pedagogëve, ka vijuar me bojkotin e procesit mësimor në universitete.
Në një deklaratë për mediat, kreu i sindikatës, Sandër Kovaçi tha se bojkoti do të vijonte pasi pedagogët nuk ishin të kënaqur me vendimin e qeverisë për rritjen e rrogave me 7%.
Mes të tjerash ai shtoi se të premten do të merrej një tjetër vendim lidhur me vijimin e protestave.
Kryetari i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi: Ne mendojmë se qeveria është përgjegjësja kryesore për bojkotin tonë. Për shkak të mangësivetë politikave të ndërmarra. Procesi nuk vijon në të gjitha universitetet, por vetëm pjesërisht pasi bojkoti është vullnetar. Të premten ne do të marrim një tjetër vendim për këtë çështje, por ky vendim i qeverisë, për rritje me 7%, është i prapranueshëm për profesoriatin. Ministria të plotsojë pjesën e kërkesave që ka marrë përsipër, ndërsa këta të tjerat, i kanë në dorë kuvendi, qeveria etj.