Nuk ka ditë që komunikata e policisë së Durrësit të mos raportojë për episode “boksi” në rrugët dhe lagjet e qytetit bregdetar.

Grushtet janë kthyer në mënyrën kryesore për zgjidhjen e grindjeve e konflikteve mes të rinjve dhe jo vetëm në Durrës.

Episodi i rradhës është regjistruar në lagjen nr. 8 të qytetit.

“U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin R.K, vjeç 30, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 8, ka goditur me grusht, shtetasin A.SH, vjeç 26, banues në Durrës”, raporton policia.

30-vjeçari akuzohet për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Vetëm një ditë më parë, DurrësLajm raportoi dy raste të tjera konfrontimi fizik në rrugë, ku njëri nga të lënduarit ndodhej ende në spital për shkak të dhunës së ushtruar ndaj tij.