Një tjetër sukses për sportin durrsak! Graciano Shoshi, boksieri premtues i KSHS Teuta, ka arritur një fitore të rëndësishme në Kampionatin Europian U-15, që po zhvillohet në Kroaci. Shoshi tregoi forcë, teknikë dhe vendosmëri, duke mposhtur kroatin Tomica Kuhar pas një ndeshjeje të fortë dhe plot emocione.

Me këtë triumf, boksieri durrsak ka siguruar medaljen e bronztë, ndërsa në përballjen e radhës, do të ketë përballë një kundërshtar të fortë nga Anglia. Trajneri Enton Kikrri, i cili ka qenë pranë Shoshit në çdo hap të përgatitjes, u shfaq i entuziazmuar pas ndeshjes:

“Graciano tregoi karakter dhe shpirt fituesi. Ai po e meriton çdo gjë me punë dhe disiplinë. Besoj se mund të shkojmë deri në finale”