Një djalosh nga Durrësi është shpallur dy ditë më parë kampion i provincës së Piemontes (Itali) dhe në fillim të vitit të ardhshëm do të nisë karrierën e boksierit profesionist.

Gazeta “La nuova provincia”, e quan 23-vjeçarin Jurgen Mullai “djaloshi i kopertinës”, pasi ka fituar matçin e shumëpritur me boksierin Marius Cretu në peshën 69 kg, dhe bashkë me të edhe Brezin e kampionit të elitës piemonteze.

Sipas burimeve, Jurgen Mullai, i cili prej disa vitesh punon si elektriçist në Itali, në janar të vitit 2019 do të fillojë karrierën si boksier profesionist.

Familja e Jurgenit u largua nga Durrësi me eksodin e marsit 1991 dhe djaloshi ka lindur në Asti, por njëlloj si të afërmit e tij edhe djaloshi i ka ruajtur lidhjet me vendin e prindërve.

Nga Gëzim Kabashi