Reperi Noizy ka publikuar në instastory dy foto ku shfaqet krah boksierit Nelson Hysa. Të “gjakosur” në fytyrë dhe në trup, Noizy dhe Hysa pozojnë së bashku gjatë xhirimeve të një filmi.

Boksieri Nelson Hysa shkruan: “Disa skena luhen, disa jetohen. Gjakun, luftën dhe respektin i kemi real.

Në set me Noizyn, duke sjellë energjinë që nuk blihet”.Kujtojmë se Nelson Hysa po bën mjaft mirë edhe brenda ringut. Momentalisht, boksieri shkodran mban titullin e “Kampionit Evropian të peshave të rënda WBO”, ndërkohë që s’do të ndalet me kaq. Hysa kërkon të jetë edhe kampion bote në të ardhmen e afërt.