Benjamin Imeri ka treguar forcën në boks duke marrë fitoren e shtatë radhazi. Deri tani boksieri shqiptar nuk numëron asnjë humbje.

Imeri mposhti serbin Vanja Dumitrov, që në raundin e parë. Tre herë përfundoi në tapet boksieri serb në një kohë të shkurtër.

Kështu dhe gjyqtari u detyrua të mbyllë ndeshjen në favor të Benjamin Imerit.