Boksieri shqiptar, Astrit Klementa, u ndesh me boksierin serb, Adrej Pesiq, që nuk përfundoi në mënyrën më të mirë. Në këtë duel boksieri shqiptar i kafshoi veshin atij serb, ndërsa është përballuar edhe me trajnerin e Pesiqit, i cili e grushtoi boksierin shqiptar. Pas kësaj Klementa, ka shpjeguar arsyen e gjithë kësaj në profilin e tij zyrtar në ‘Facebook’ 

“Është skandal apo jo, nuk e di, por mund të them se ata nuk ishin sportivë as përpara meçit, ata bënë fyerjet më të rënda të mundshme raciste ndaj meje dhe kombit tim, dhe nuk mund të isha i drejtë në ring, nuk isha mirë në aspektin psikik edhe pse jam munduar që të përmbahem në maksimum por nuk arrita dhe këtë nuk mund ta ndryshoj më. Por, në anën tjetër nuk mund të lejoja që fyerjet të vazhdonin kundrejt meje dhe kombit tim”, shkroi boksieri shqiptar.