Në një mbrëmje emocionuese në Zvicër, boksieri Nelson Hysa fitoi titullin “IBO International”.
Kampioni i padiskutueshëm i Shqipërisë, mundi në raundin e tretë me nokaut kolumbianin Jeison Troncoso.
Hysa ishte superior në ring dhe në raundin e tretë e hodhi nokaut kundërshtarin duke treguar potencialin e tij.
Shkodrani e kërkoi me insistim fitoren dhe e detyron Troncoso, të mbrohet në cepin e ringut, por aty e pësoi keq, pasi Hysa i dha disa goditje potente duke e hedhur në tokë.
Arbitëri nis numërin, por Troncoso, nuk ngrihet dot dhe Nelson Hysa shpallet kampion.
Kjo ishte fitorja e 17-të në karrierë për 39-vjeçarin nga Shkodra, dhe e 15-ta me nokaut.
Në eventin “Furia e Shqiponjave”, fituan edhe boksierët e tjerë, Alban Bërmeta, Denis Nurja dhe Mikel Çullhaj, ndërsa Luis Gjolena u ndal në barazim përballë Michel Moreira.