Pak ditë pasi fitoi një shumë të madhe parash duke vendosur bast për Boston Celtics, ish-boksieri Floyd Mayweather ka postuar sot një video në “Instagram”, ku tregon se si transporton me makinë një shumë prej 5 milionë dollarësh. Shumë të cilën boksieri do ta përdorë për inaugurimin e lokalit të tij të natës “Girl Collection”, që do të hapet pas disa ditësh në Las Vegas.

Mayweather ka thënë që në dhjetor se do të hapë një lokal me femra, ku do të hyjnë vetëm personazhe “VIP”, por ende nuk e ka konfirmuar datën zyrtare se kur do të bëjë inaugurimin. Duke qenë se ende nuk është vendosur se kur do të zhvillohet sfida me Conor McGregor boksieri amerikan po mendon për bizenset e tij. Por tansportimi i një shumë kaq të madhe parash me një makinë është vërtet një gjetje unikale e Mayweather.