Tension në stërvitjen e Napolit me protagonistë Luciano Spallettin dhe Victor Osimhen.
Sulmuesi kryesor i ekipit është ankuar dhe ka kërkuar faull në një përplasje mes Anguissa dhe mbrojtësit norvegjez Ostigard, afrimi i fundit i Napolit.
Goleadori i Napolit ka reaguar ashpër ndaj Anguissa, duke i kërkuar llogari mesfushorit kamerunas për lojën e fortë.
Nigeriani ishte i bindur për faull, por ndryshe mendonte trajneri.Spalletti e ka dëbuar nga fusha Osimhen, i cili ishte tepër i zemëruar.
“Po flet shumë, ik futi një dush”, i është drejtuar timonieri i ekipit italian 23-vjeçarit afrikan.





