Deputeti i PS, Erion Braçe ka shpërthyer i revoltuar pasi ka dalë nga Komisioni i Ekonomisë. Në një reagim të bërë në Facebook, ai shprehet se paratë u ndanë dhe se nga 30 miliardë lekë të shpërndara, për bujqësinë janë dhënë vetëm 200 milionë lekë.

“A nuk kishte 1 miliardë lekë për bujqësinë? Prandaj them unë që nuk ia vlen më”, dëgjohet ai të thotë në videon e ndarë në Facebook.

“Për NAFTËN nuk do ketë më para, pas këtij akti; për tufën bazë të matrikulluar do ketë vetëm 200 milionë për vetëm 1000 familje blegtorale nga 3400 që kanë mbetur pa paguar. Kaq! Po mësoj që ministria e bujqesise ka vendosur kështu!”, shkruan Braçe.