Bologna këmbëngul për Ledian Memushaj. Klubi emilian ka paraqitur ofertën e parë, duke vendosur në tavolinë 2 milionë Euro për të siguruar shërbimet e mesfushorit shqiptar.

Tashmë pritet përgjigjja e Pescara-s, që duhet të vendosë nëse do të heqë dorë nga kapiteni dhe një prej elementëve më të rëndësishëm të skuadrës. Ndeshja e shkëlqyer e 30-vjeçarit në Izrael nuk ishte një rastësi. Paraqitjet e mira gjatë sezonit të kaluar, edhe pse ekipi nuk arriti të bënte mrekullinë, konfirmuan se Ledian Memushaj është një lojtar i denjë për të qëndruar në elitën e futbollit italian.Për më tepër, kuqeziu dëshiron të vazhdojë të luajë në Serinë A dhe ky mund të jetë një faktor vendimtar në transferimin e tij drejt Bolognas. Aq sa lojtari cilësohet vetëm një hap larg kuqebluve. Memushaj është një ndër lojtarët e preferuar të trajnerit Donadoni, i cili e vlerëson si pasardhësin ideal të Blerim Xhemailit, tetovarit që luan me Zvicrën, i cili është transferuar në Major League Soçer te kanadezët e Montreal Impact.