Futbollisti Rocco Vata ka tërhequr interesin e klubit italian të Bologna.
Djali i ish-kapitenit të kombëtares, Rudi Vatës, ka spikatur me ekipin e të rinjve të Celtic, dhe në disa ndeshje është grumbulluar edhe me ekipin e parë.
“Bologna është e interesuar për talentin 18-vjeçar të Celtic, Rocco Vata, si një mundësi e mundshme për afatin kalimtar të janarit. Bisedimet pritet të zhvillohen së shpejti dhe të tjera do të pasojnë pasi interesi për talentin irlandez tani po rritet”, shkruan eksperti i merkatos Fabrizio Romano për talentin shqiptar të lindur në Glasgou..
Rocco Vata deri tani ka luajtur me kombëtaret e moshave të Irelandës dhe aktualisht është pjesë e U21.
🔴🔵🇮🇪 Excl: Bologna are interested in Celtic 18 year old talent Rocco Vata as potential opportunity for the January transfer window.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 8, 2024
Talks expected to take place soon and more will follow as interest in Irish talent is now growing. pic.twitter.com/9Yod8p4nt9





