Usain Bolt vazhdon të pushtojë faqet e para të mediave botërorë, këtë herë jo më për rezultatet e tij në pistën e atletikës, por për jetën e shfrenuar që po bën, dy muaj pasi vendosi të lërë sportin dhe të shijojë një jetë të re.

Atleti xhamajkan është “kapur mat” të dielën në mbrëmje në lokalet e natës në Londër, në një festë me miqtë e tij. Festë që ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit, me rekordmenin botëror që e ka shijuar në maksimum argëtimin.

Bolt mbante në kokë një kapele ku shkruhej “F..k Rules”, ndërkohë që është përpjekur t’i shmangej kamerave. Atleti 31-vjeçar ka udhëtuar së shumti kohët e fundit, teksa javën e fundit ka qenë në Berlin, për “Octoberfest”.