12 janar 2015 –  Policia arrestoi Gramoz Mezinin, 45 vjeç për vjedhje në një supermarket në qytetin e Bolxanos. Gramozi kishte precedentë të shumtë penalë për krime kundra pronës. 

Mbi të rëndonte edhe një dënim me burg, për vjedhje dhjetra dyqanesh dhe supermarketesh i dhënë nga Gjykata e Bolzanos në vitin 2013. Gramozi qëndronte klandestin në Itali, sepse dy vite më parë ishte dëbuar nga Italia me avionin e Linjës Malpensa-Rinas.

Pas arrestimit, ai u dërgua në Burgun e Bolzanos në pritje të përballjes me drejtësinë.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/