Deputeti i PD-së, Eduard Selami është i pari që del publikisht kundër grupit të tij parlamentar duke deklaruar se do të votojë reformën në drejtësi.

Sipas “News 24”, Selami ka deklaruar se ai do ta votojë reformën, edhe nëse PD-ja vendos të votojë kundër.

Ai thotë se vota për reformën është votë për të ardhmen e Shqipërisë. Selami i bën thirrje edhe kreut të PD-së që ta votojë reformën dhe të njohë propozimin e Nuland.