E ardhmja e Cristiano Ronaldos është ende në pikëpyetje, dhe tani që Botërori i portugezit mbaroi, ai do të jetë i fokusuar vetëm te gjetja e një klubi të ri. Për të kanë filluar të lëvizin ekipet kryesore në Europë, veçanërisht pas deklaratës së tij pas fitimit të Champions League, ku tha se e ardhmja e tij ishte larg Madridit.
Në Itali, është gazeta Tuttosport, e cila në faqen e parë flet për një transferim të Ronaldos te Juventusi. Edhe pse është në vetvete një “mision i pamundur”, drejtuesit bardhezinj do e tentojnë diçka të tillë.
Pengesat janë të shumta, që nga klauzola e portugezit që shkon deri në 200 milionë euro, e deri te paga, ku ai kërkon 30 milionë në sezon, për të qenë më i paguari në botë.





