E kanë quajtur “bombogjeneza” ose “bomba e motit” dhe është stuhia më e fuqishme e përplasur mbi Kaliforni prej vitesh të tëra. Dy persona kanë vdekur deri tani, ndërsa shira të rrëmbyer e përmbytje të befasishme janë regjistruar në pjesë të ndryshme të shtetit me klimën më të mirë në Amerikë.
Qindra shtëpi janë evakuar në zonat përreth Los Angeles-it nga frika e rrëshqitjeve të dheut. Mbi 250 fluturime patën probleme në aeroportin ndërkombëtar të tij ndërsa rrugët kryesore u mbyllën.
Raportohen po kështu ndërprerje të energjisë elektrike, ndërsa moti ekstrem fajësohet edhe për hapjen e gropave në rrugë si ajo që gëlltiti dy makina, duke plagosur një grua.
Sistemi i stuhive lëvizi nga jugu i shtetit lart drejt San Francisco-s. Një prej viktimave ishte një burre që mbeti i vrarë në vend kur një pemë u rrezua dhe përplasi mbi makinen e tij një kabëll të voltazhit të lartë.
I dyti humbi jetën në qytezën Victorville, i mbytur në automjetin e vet. Los Angeles Times flet per “skena surreale” me makina të bllokuara nëpër autostrada për shkak të vërshimit të papritur të ujrave. Për pesë vjet rresht, Kalifornia u përball me një thatësirë gjunjëzuese, por tani nuk po merr dot frymë nga rrebeshet.


“Bomba e motit”, Kalifornia goditet nga moti ekstrem

Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit

Horoskopi ditor, 1 tetor 2023

Gjinollari: Teuta do të ngjitet shpejt në tabelë

Videot intime të vajzave VIP në celularin e një të kërkuari nga drejtësia, Artan Hoxha hedh poshtë aludimet duke paraqitur dy fakte
Me armë pa leje në brez, policia arreston Aldi Mustafën, pak muaj më parë iu bë atentat në Shkozet
