Nikollë Lesi i ftuar në Artur Zhejit “360grade”, në Ora News ka folur pas deklaratave të ambasadorit amerikan i cili tha me tone të ashpra se janë 4 klane dhe 20 familje që kontrollojnë krimin në vend.

Lesi ka lëshuar një deklaratë të fortë ku thuhet se brenda muajit mars do të ketë arrestime të bujshme.

“Brenda marsit do të ketë arrestime të bujshme. Do të kërcasin prangat mbi çdo politikan të korruptuar. Shërbimet kanë ardhur po rregullojnë dhe sistemojnë dosjet e peshqve të mëdhenj dhe do të ketë peshq të mëdhenj në pranga”, shprehet Lesi.