Kryeministri Rama ka folur për herë të parë publikisht për përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane Bild, ku përmendet kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako.

Rama tha se tashmë Vangjush Dako nuk është më kandidat për bashki, pra është një person i lirë që duhet të marri përgjegjësi përpara ligjit për të vërtetën.

"Urdhër absurd i Prokurorisë për të ndaluar mediat që të publikojnë. Di të them që është i gabuar. Sepse mediat për atë punë janë. Wikileaks tronditi gjithë botën. Mediat janë lajmsi që nuk kanë asnjë faj. Sa i përket çështjes them që ka disa aspekte. Them që kam neveri nga përgjimet. Janë shumë të rrezikshme se nxirren nga konteksti. Jemi në kushtet që Dako nuk është më kandidat, por një njeri i lirë. Përgjimet nuk janë prova por indicje nga të cilat duhen hetuar. Ka një shëmti, më vjen për të vjellë kur dëgjon biseda të caktuara. Por e rendësishme sa këto janë muhabete të materializuara. Ky proces zanafillën e ka nga policia e shtetit, e ka referuar në prokurori dhe ka filluar historia. Po duhet thënë që gjithë këta janë pas hekurave të burgut. Besoj se kjo dosje është mbajtur në sirtar për shantazh politik. Nuk është rastësi që të shikosh sesi një material i tillë nuk është përdorur për të vepruar apo thelluar dhe kapur në flagrancë. Por është përdorur për t’u mbajtur dhe për t’u nxjerrë nëpërmjet politikës. Pastaj kjo shkon edhe më tutje, këto copa materiali publikon në gazeta me tirazh shumë të madh. Për dy gjëra: për ta futur në kornizën e një zbulimi gjerman dhe nga ana tjetër kjo ekspozohet në momentin kur presim dritën jeshile për negociatat. Ky është një ushqim që helmon",- tha Rama.