Në prag të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, pritet të ndodhë skenari maqedonas me shpërthimin e bombave, të ngjashme me ato të Zaevit për keqpërdorimet dhe abuzimet e politikanëve shqiptarë.
Këtë e deklaroi analisti shqiptar Lorenc Vangjeli, njëherësh Këshilltari i Kreut të Kuvendit, mbrëmë në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu.
Agjencia e lajmeve “INA” raporton se gjatë fushatës zgjedhore do të publikohen video dhe materiale të cilat do të kompromentojnë rëndë politikanët shqiptarë të përfshirë në skandale korruptive, abuzive e seksuale.





