Më shumë se tetë milionë njerëz janë zhvendosur në Ukrainë. Në raportin e fundit të bërë të ditur nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin thuhet se dita ditës numri i personave që largohen vijon të jetë në rritje.

“Nevojat e  të zhvendosurve brenda vendit dhe të gjithë të prekurve nga lufta në Ukrainë po rriten nga ora në orë,” tha të martën Drejtori i Përgjithshëm i IOM-it, António Vitorino.

Sakaq bëhet me dije se më shumë se 50% e familjarëve të zhvendosur janë fëmijë , ndërsa 55 % janë të moshuar , dhe mbi 30 % janë njerëz me sëmundje kronike.

Nga Ukraina janë larguar më shumë se 5,9 milionë refugjatë , sipas Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara .