Ministri i Jashtëm i Iranit, Seyed Abbas Araghchi, i dënoi sulmet amerikane si “të shëmtuara” dhe tha se Irani po rezervon “të gjitha opsionet për të mbrojtur sovranitetin e tij”.

“Ngjarjet e këtij mëngjesi janë të tmerrshme dhe do të kenë pasoja të përjetshme. Çdo anëtar i OKB-së duhet të alarmohet për këtë sjellje jashtëzakonisht të rrezikshme, të paligjshme dhe kriminale”, shkruan ai në një postim në X.

Araghchi shtoi se SHBA-të kanë “kryer një shkelje të rëndë” të kartës së OKB-së si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.