Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dënuar sulmin në Spitalin Arab Al Ahli në Gaza, ku raportohet për viktima në shkallë të gjerë.
OBSH shkruan se spitali ka qenë funksional dhe se evakuimi i tyre ka qenë i pamundur të zbatohet për shkak të pasigurisë aktuale dhe gjendjen kritike të shumë pacientëve.
Ndërsa bën thirrje për mbrojtjen e menjëhershme të kujdesit shëndetësor dhe të mos jetë objektiv, OBSH kërkon që të respektohet e drejta humanitare dhe të ndalohen urdhrat e evakuimit.
Deklarata e OBSH:
OBSH dënon ashpër sulmin ndaj Spitalit Arab Al Ahli në veri të Rripit të Gazës. Spitali ishte funksional, me pacientë, doktorë dhe infermierë si dhe njerëz të zhvendosur brenda vendit të strehuar atje. Raportet e para tregojnë për qindra viktima dhe të plagosur.
Spitali ishte një nga 20 në veri të Rripit të Gazës që përballej me urdhra evakuimi nga ushtria izraelite. Urdhri për evakuim ka qenë i pamundur të zbatohet duke pasur parasysh pasigurinë aktuale, gjendjen kritike të shumë pacientëve dhe mungesën e ambulancave, stafit, kapacitetit të shtratit të sistemit shëndetësor dhe strehimit alternativ për të zhvendosurit.
OBSH bën thirrje për mbrojtjen e menjëhershme aktive të civilëve dhe kujdesin shëndetësor. Urdhrat e evakuimit duhet të anulohen. E drejta ndërkombëtare humanitare duhet të respektohet, që do të thotë se kujdesi shëndetësor duhet të mbrohet në mënyrë aktive dhe të mos synohet kurrë.